Gjyqi i Vokshit me ministren Kushi për tezat e provimeve, deputetja: Proces i stisur
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për mediat pas seancës së radhës gjyqësore me Ministren e Arsimit, Evis Kushi.
Vokshi nënvizoi se ky është një proces gjyqësor i stisur nga vetë ministrja, që sipas saj duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
“Prokuroria në një kërkesë të pabazë kërkoi kohë, kërkoi kohë edhe pse faktet dhe provat janë të gjitha aty. Kjo ministre ka rrënuar arsimin. Opozita nuk duhet që të heshtë. Ne do të jemi çdo ditë në mbrojtje të arsimit dhe të fëmijëve. Data 6 dhjetor është një ditë e mirë dhe ne do u tregojmë të gjithëve ne jemi krah Shqipërisë. 6 dhjetori është një ditë e mirë për ti treguar kryeministrave evropianë që ne e duam Shqipërisë dhe pas 30 vitesh”, tha ajo.
Në muajin shtator Albana Vokshi, deklaroi se ka paraqitur provat që kishte në dispozicion për padinë të bërë ndaj saj nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, për tezat e provimit të maturantëve të cilat dolën para provimeve.
Pas daljes nga seanca gjyqësore, Vokshi u shpreh se denoncimi i një mësueseje nga Elbasani dhe më pas i publikuar nga ajo, është i vërtetë.
Ajo tha se mësuesit janë të survejuar nga patronazhistët dhe kërcënohen me vendin e punës.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Në gjyq me ministren Kushi’, Vokshi: Paraqita prova, mësuesit ndihen të kërcënuar
- Vokshi: Ministrja Kushi mungoi në gjyq, duhet të japë dorëheqjen
- Gjyqi i Vokshit me ministren Kushi, deputetja: Proces i stisur
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit