Parandalohet sulmi terrorist në ambasadën izraelite në Berlin
Njësitë speciale dhe hetuesit e Policisë Federale Kriminale Gjermane parandaluan një sulm të mundshëm terrorist në ambasadën izraelite në Berlin, njoftuan sot mediat gjermane.
Anëtarë të armatosur rëndë të forcave speciale të policisë hynë sot në një shtëpi në Bernau në Brandenburg dhe kontrolluan një apartament në një ndërtesë shumëkatëshe në Shën Augustin në provincën e Rhine-Westfalisë së Veriut, shkruan e përditshmja Bild.
“Sonte u krye një operacion policor në Bernau afër Berlinit dhe në Shën Augustin afër Bonit. Në Berbau u arrestua një i dyshuar për anëtarësim në një organizatë të huaj terroriste. Në Shën Augustin u morën në pyetje dëshmitarët dhe u siguruan provat e mundshme”, tha Michael Rameler, zëdhënës i zyrës kompetente të prokurorisë federale.
Autoritetet gjermane, falë një informacioni specifik nga shërbimet e huaja të inteligjencës, u vunë në gjurmët e një njeriu që nuk njihej më parë si kërcënim dhe shërbimi antiterror përgjoi mesazhe kërcënuese nga të cilat nxirrej përfundimi se një libian, anëtar i Shtetit Islamik (IS), dyshohet se donte të sulmonte misionin diplomatik izraelit në Berlin, megjithëse nuk ishte e qartë nëse ai synonte të kryente sulmin me armë zjarri apo eksploziv.
Në të njëjtën kohë, kishte të dhëna se i dyshuari për terrorizëm donte të ikte te xhaxhai i tij në Shën Agustin dhe më pas jashtë vendit pas sulmit.
Ende është e paqartë nëse xhaxhai ka ditur për planet e nipit të tij, por sipas prokurorëve federalë, ai nuk konsiderohet i pandehur, por dëshmitar.
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)