Parandalohet sulmi terrorist në një kishë në SHBA
Shtetasi amerikan Alexander Mercurio nga shteti amerikan i Idahos u arrestua me dyshimin se planifikonte të kryente një sulm terrorist në një kishë lokale në emër të Shtetit Islamik (ISIS).
Mercurio akuzohet se i kishte shkruar një mesazh një burimi të paidentifikuar të FBI-së se ai kishte në plan të “ndalonte pranë kishës, të merrte një armë dhe të sulmonte kishën, duke vrarë sa më shumë njerëz të jetë e mundur”, raporton CBS News.
Sipas raportimeve, qëllimi i tij ishte ta kryente këtë sulm para përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sipas prokurorit, gjurmët e para të radikalizmit të të pandehurit janë të dukshme në përmbajtjen e telefonit të tij që nga viti 2022 dhe së fundmi ai ka deklaruar në mesazhe se planifikon t’i japë të gjitha paratë e tij një grupi terrorist dhe të shpallë besnikërinë ndaj tij në një video mesazh që do të regjistrohej para sulmit në kishë.
Ai u padit më 6 prill, disa ditë pasi disa agjenci të sigurisë amerikane lëshuan një paralajmërim për sulme të mundshme në tubime publike në SHBA, të frymëzuar nga sulmi terrorist në fund të marsit në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Moskë, i cili vrau 141 njerëz.
LEXONI GJITHASHTU:
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s