Parashikimi i KE: Ekonomia evropiane në situatë të cënueshme
Rritje më e ulët, inflacion më i lartë. Është ky parashikimi i zymtë i bërë të enjten nga Komisioni Evropian.
Sipas Brukselit, agresioni rus ndaj Ukrainës vazhdon të prekë negativisht ekonominë e Unionit.
Rritja në mbarë kontinentin pritet të jetë 1.5 për qind në 2023-shin, ndërsa inflacioni për këtë vit do të jetë në kuotën rekord prej 8.3%.
Kërcënimi i Rusisë për ndërprerjen e furnizimeve me gaz rëndon gjithashtu, me Komisionin që nuk e përjashton recesionin.
“Ky skenar, që do ta quajnë skenar agresiv, do ta fusë ekonominë e BE-së në recesion në gjysmën e dytë të këtij viti dhe do të acarojë aktivitetin ekonomik vitin e ardhshëm,” – tha Paolo Gentiloni, komisioner i BE për Ekonominë.
Rimëkëmbja ekonomike nga pandemia ka humbur vrullin e saj dhe rreziku për mungesë të rezervave energjetike e kanë lënë ekonominë evropiane në situatë shumë të cënueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein
Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil