Parashikimi në Qarkun Tiranë për zgjedhjet, cila parti do fitojë sipas qytetarëve?
Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë.
Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e parë zgjedhore të Qarkut Tiranë, të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.
Pavarësisht se kë do të votoni ose jo, cila parti mendoni ju se do të fitojë zgjedhjet?
Kësaj pyetje qendrore politike për zgjedhjet, 60.4% e qytetarëve në Qarkun Tiranë parashikojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS. Ndërkohë 21.3% e të pyeturve parashikojnë se zgjedhjet do t’i fitojë PD, 2% parashikojnë se do t’i fitojë Shqipëria Bëhet, 1.4% mendojnë se do t’i fitojë Partia Mundësia dhe 1.3 % parashikojnë si fituese Lëvizja Bashkë. Ndërkohë 12.3% e qytetarëve në Qarkun Tiranë kësaj pyetje nuk i janë përgjigjur.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 17:47 Ministri Malaj njofton ndryshimet në buxhet, indeksimi i pensioneve nis më 1 korrik
- 17:43 Metani në Kuvend: Janë trajtuar 1,635 ankesa gjatë vitit 2025, sfidë mbeten vonesat në drejtësi
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes