Parashikoi tërmetin, kush është studiuesi holandez. Çfarë deklaroi pas tragjedisë

7 Shkurt 2023 | 09:43

Një studiues nga Holanda parashikoi tërmetin në Turqi, vetëm tre ditë para se të ndodhte. Studiuesi holandez i quajtur Frank Hoogerbeets nga Solar System Geometry Survey (SSGEOS) lëshoi një paralajmërim në Twitter tre ditë më parë se një tërmet masiv do të tronditë Turqinë. Agjencia për të cilën punon Hoogerbeets, Solar System Geometry Survey është një institut kërkimor që monitoron gjeometrinë e trupave qiellorë në lidhje me aktivitetin sizmik. Parashikimi i tij u bë realitet mëngjesin e 6 shkurtit, kur një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë që deri më tani ka shkaktuar vdekjen e mbi 1,700 njerëzve.

“Herët a vonë do të ketë një tërmet 7,5 ballë në këtë rajon (Turqia, Jordani, Siri, Liban),” shkroi Frank Hoogerbeets në Tëitter më 3 janar. Megjithatë, jo shumë përdorues të rrjetit i kushtuan vëmendje parashikimit deri të hënën. Tweet-i i Hoogerbeets tani ka mbi 21 milionë shikime, 77.9 mijë pëlqime dhe mbi 23 mijë retweet. Eksperti holandez është ende duke përdorur platformën e tij për t’i mbajtur njerëzit të përditësuar për situatën aktuale.

Hoogerbeets shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për tragjedinë. “Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti i madh në Turqinë Qendrore. Siç e thashë më herët, herët a vonë kjo do të ndodhte në këtë rajon, ngjashëm me vitet 115 dhe 526. Këta tërmete gjithmonë paraprihen nga gjeometria kritike planetare, siç ndodhi në 4 dhe 5 shkurt”, shkroi Hoogerbeets në Tëitter.

Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri ende nuk ka një bilanc të numrit të viktimave që ka shkaktuar, në një kohë që mijëra trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat, por ende vijon kërkimi për të tjerë që mund të jenë gjallë të bllokuar në gërmadha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik

Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, kanë nisur sulme të tjera ndaj Iranit, me qëllim dobësimin...
22:27 | 08/07/2026

Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Një dhuratë e pazakontë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për liderët pjesëmarrës në samitin e NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare....
22:26 | 08/07/2026

Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë nisur kthimin e avionëve të furnizimit me karburant në bazat e tyre në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet me Iranin vijojnë...
21:07 | 08/07/2026