Parkimi në Vlorë? Mision i pamundur

26 Korrik 2022 | 19:52

Gjatë viteve të fundit projektet e rrugëve në Vlorë u kanë dhënë përparësi këmbësorëve duke lënë pa zgjidhje hapësirat për parkime. 

“Jam nga Kroacia, shumë e vështirë të gjesh parkim, e pabesueshme, mbrëmjen e djeshme na është dashur 40 minuta. Kemi dy ditë që jemi këtu vijmë  nga Saranda,” – u shpreh një turist.

“Jam nga Greqia, kam dhjetë ditë këtu, vendi më pëlqen por për parkim është e vështirë, njësoj në fakt është edhe në Greqi, i njëjti problem,” – tha një tjetër.

“Shumë e vështirë të gjesh parkim do rrimë edhe 4 ditë, jemi nga Finlanda,” – u shpreh një turist tjetër.

Përballë kësaj situate shpesh parkohet edhe në hapësirat e palejuara në bazë të kodit rrugor, duke improvizuar parkime që bien ndesh edhe me tabelat orientuese.

Policia e qarkullimit rrugor pothuajse çdo ditë vendos dhjetëra gjoba që variojnë nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të vjetra.

Vetëm për muajt Qershor -Korrik 3295 masa administrative janë vendosur për parkime të gabuara në qytet dhe zonën bregdetare, tha për Euronews shefi i qarkullimit në Vlorë.

Sipas ekspertëve mungesa e një studimi të detajuar, ndërtimet e shumta të cilat nuk kanë parkime përkatëse janë arsyet kryesore të kësaj situate.

Zyra e infrastrukturës në bashkinë e Vlorës e pranon problemin e mungesës së vendeve të parkimit. Por këtë ia faturon projekteve që nuk parashikojnë vendparkime, siç ndodh në unazën e vogël të qytetit.

Me përfundimin e projektit Lungomare 2, pritet që të përfundojë edhe parkimi disa katësh që përfshin 420 vende parkimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqi Partizani/ Paraqitet ish-ministri Ruli në GJKKO si dëshmitar, zbardhet lista! Kush dëshmon tjetër në seancën e sotme

Ka nisur këtë të hënë seanca e radhës gjyqësore për dosjen “Partizani”, në të cilën nën akuzë është ish-kryeministri Sali Berisha. Kjo nuk është hera...
10:09 | 08/06/2026

Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga disa pankarta nga protesta e qytetarëve që mbahen prej ditësh në disa qytete...
09:32 | 08/06/2026

Liqeni i Shkodrës pasuri e UNESCO-s, Rama: Rezultat i punës diplomatike

UNESCO ka përfshirë Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama në platformën...
08:25 | 08/06/2026