Parku Natyror i Viroit, aktivitetet kulturore dhe panairet tërheqin turistët

Parku i Viroit
24 Mars 2023 | 17:08

Parku natyror i Viroit në Gjirokastër është kthyer në një destinacion gjatë guidave turistike.

Falë florës dhe faunës së pasur, turistët janë të interesuar për ta parë nga afër këtë bukuri natyrore gjatë stinës së pranverës.

Kjo zonë ofron edhe një gamë të gjerë aktivitetesh në natyrë, që nga ato kulturore dhe artistike, po ashtu dhe panair të produkteve tradicionale të zonës, guida në natyrë si dhe intinerare me biçikleta.

“Ne kemi ardhur këtu në panairin e Viroit për të ekspozuar dhe për të  treguar gatimet tradicionale  të Gjirokastrës dhe kryesisht të stinës së verës. Zakonisht bëhet me të gjelbra siç janë lakrat, siç janë qoftet e bëra në shtëpi, byreqet e ndryshme të stinës, kemi shapkat e nga të gjitha gatimet që gjirokastritët i gatuajnë në këtë stinë”, tregon Dëfrim Gjoçaj, mjeshtër i kulinarisë tradicionale.

“Unë këtu gatova së bashku me fëmijët. I mësova si bëhen karkanaqet, se janë gjëra shumë të mira që t’i mbajmë brez pas brezi”, thotë Mimoza Duka, artizane.

Me vendndodhje 3 km në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, Parku i Viroit ofron larmishmëri të peizazhit, duke qenë një pikë atraktive për vizitorët gjatë stinës së ngrohtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026