Parlamenti Europian ndan çmimin për gazetari ‘Daphne Caruana Galizia’

14 Tetor 2021 | 13:58

Projekti Pegasus, një projekt investigativ nga “Tregimet e Ndaluara”, është projekti që ka fituar çmimin për gazetari Daphne Caruana Galizia të ndarë nga Parlamenti Europian për herë të parë në ditën e sotme. Ky çmim mban emrin e një gazetareje nga Malta, e vrarë 3 vjet më parë.

Duke pranuar çmimin, Laurent Richard, themeluese e “Tregimeve të Ndaluara”, tha se ky çmim është shumë i rëndësishëm dhe se ndjehet e vlerësuar për punën që projekti ka bërë.

“Edhe nëse vret korrierin, nuk mund ta vrasësh kurrë mesazhin. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot”, tha ajo.

“Tregimet e Ndaluara” është një platformë që siguron që gazetarët nën kërcënim mund të tregojnë informacionin e tyre përmes kanaleve sigurta të komunikimit.

Daphne Caruana Galizia ishte një shkrimtare, blogere dhe aktiviste kundër korrupsionit, e cila raportonte për ngjarjet politike në Maltë. Në veçanti, ajo u përqëndrua në gazetarinë investigative, raportimin mbi korrupsionin qeveritar, akuzat për pastrim parash dhe krim të organizuar.

Ajo u vra në një shpërthim me bombë në makinë më 16 tetor 2017.

Çmimi ‘Daphne Caruana Galizia’ do të ndahet nga Parlamenti Europian çdo vit. Me vlerë 20 mijë euro, ky çmim thuhet se do të dallojë punën e jashtëzakonshme të gazetarisë bazuar në parimet dhe vlerat e Bashkimit Europian.

Një juri e pavarur e përbërë nga përfaqësues të shtypit dhe shoqërisë civile nga 27 shtetet anëtare europiane dhe përfaqësues të shoqatave kryesore Evropiane të Gazetarisë kanë zgjedhur fituesin.

Data e ceremonisë së ndarjes së çmimeve do të jetë çdo vit rreth 16 tetorit, si një kujtesë simbolike e datës kur u vra Daphne Caruana Galizia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026