Parlamenti Evropian përfshin 15 kushtet për Shqipërinë në raport
Parlamenti Evropian votoi të enjten ndryshimet e propozuara në Raportin për Ballkanin të raportuesit Tonino Picula, përfshirë dhe një amendament për Shqipërinë të mbështetur nga Partia Popullore Evropiane, nga Liberalët, Konservatorët dhe një pjesë e të majtës eksktreme në Parlament.
“Theksojmë 15 kushtet, të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian, Shqipëria duhet t’i ketë plotësuar para konferencës së parë ndërqeveritare me vendet anëtare”, thuhet në amendamentin në fjalë, i cili ka shkaktuar mjaft rrëmujë mes grupimeve politike në Parlamentin Evropian, pasi nuk përputhet me gjuhën e konkluzioneve të Këshillit në muajin Mars, por atë të luftës së brendshme politike në Shqipëri.
Raporti për Ballkanin përmban udhëzime per Këshillin, Komisionin, dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së mbi qasjen që duhet të kenë me vendet e rajonit në procesin e zgjerimit.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion, korrespondenti i Eronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri, shpjegon se ky raport përmban udhëzimet për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, shtimin e fondeve, garantimin e perspektivës, planit ekonomike dhe investimet.
“Ka dhe udhëzime specifike për çdo vend. Për Shqipërinë është miratuar me propozim të partive popullore europiane dhe me mbështetjen e liberalëve, konservatorëve, dhe të së majtës ekstreme. Amendamenti thotë se 15 kushtet që i janë vënë Shqipërisë nga BE duhet të plotësohen para konferencës ndërqeveritare, por nuk është kjo gjuha e konkluzioneve të marsit, pasi para konferencës ndërqeveritare ka një seri kushtesh”, thotë Bunguri.
Megjithatë, ky vendim duket se ka krijuar pakënaqësi me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi.
“Ka dhe disa kushte që vihen në kuadrin negociues, por kjo mbetet një objekt interpretimi për numrin, nëse është 15, më shumë e a më pak. Gjithsesi, rrëmuja që është krijuar në Parlamentin Europian ka ndodhur sepse ka shkaktuar pakënaqësi te komisioneri Varhelyi, i cili po shtyn që të bëhet sa më shpejt konferenca e parë ndërqeveritare për të dyja vendet. Nga ana tjetër, raporti i PE për pjesën e politikës së jashtme nuk ka fuqi vendimmarrëse, është thjesht udhëzues. Vendet anëtare dhe Komisioni Europian i ndjekin udhëzimet e PE-së kur bëhet fjalë për udhëzime konkrete e të qarta. Do të shohim se si do të shkojë me udhëzimin me 15 kushtet, pasi edhe një herë është objekt interpretimi, sidomos politik. Dhe është diskutuar, sidomos në politikën e brendshme shqiptare, nëse janë 15, 25 apo 5 kushte”, shton korrespondenti i Euronews Albania.
I pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu se kujt i dorëzohet ky raport de çfarë ndodh më pas, korrespondenti Ernest Bunguri thotë se raporti vë në dijeni institucionet më të rëndësishme, si Këshilli dhe Komisioni Europian.
“Raporti i parlamentit europian i dorëzohet Këshillit të vendeve anëtare, Komisionit Europian dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së. Institucionet e marrin raportin, vihen në dijeni për udhëzimet e parlamentit, dhe pastaj e vazhdojnë punën duke mbajtur një sy nga parlamenti për të mos e mërzitur kur të vijë puna për të votuar buxhetin e BE-së, ku parlamenti ka fuqi. Dhe më pas ky raport u dorëzohet institucioneve që janë të ndryshme dhe publikohet në faqen e parlamentit europian, edhe në dijen të vendeve që aspirojnë për t’u futur në BE”.
Lexoni gjithashtu:
Rama nuk ka 15 kushte për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare
Integrimi në BE, Rama prezanton kryenegociatorin Mazi: Do jem avokati më i mirë i Shqipërisë
Këshilli Kombëtar i Integrimit, Rama dhe Meta ulen në tryezë, mungon opozita jashtëparlamentare
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush