Parlamenti i Ukrainës nis votimin për shkarkimin e ministrave
Parlamenti i Ukrainës ka filluar votimin për shkarkimet e disa ministrave të shpallura ditën e djeshme.
Sipas mediave të huaja, Parlamenti nuk arriti të shkarkojë kreun e Fondit të Pronës Shtetërore, Vitaliy Koval, në votimin e parë, thanë ligjvënësit.
Kjo vjen pasi ministri i Jashtëm i vendit, Dmytro Kuleba dha dorëheqjen më herët këtë mëngjes dhe që është ‘viktima’ e profilit më të lartë deri më tani nga një riorganizim i madh i qeverisë i urdhëruar nga Presidenti Volodymyr Zelenskyy.
Kuleba, 43 vjeç, nuk dha arsye për dorëheqjen.
Zelenskyy tregoi javën e kaluar se një riorganizim ishte i pashmangshëm, në atë që është përfolur si fillimi i një “rivendosjeje” të qeverisë përpara sezonit të ftohtë të vjeshtës dhe dimrit.
Më shumë se gjysma e kabinetit aktual do të pësojë ndryshime, tha Davyd Arakhamiia, një udhëheqës i partisë së Zelensky në Parlamentin ukrainas.
Kush ishte Dmytro Kuleba?
Gjatë luftës, Kuleba ka qenë i dyti pas Zelenskyt në përcjelljen e mesazhit të Ukrainës tek një audiencë ndërkombëtare, qoftë përmes postimeve në mediat sociale apo takimeve me personalitete të huaja.
Në korrik, ai u bë zyrtari më i lartë ukrainas që vizitoi Kinën që nga pushtimi i Rusisë.
Ai është ministër i Jashtëm që nga marsi i vitit 2020.
Kush do të marrë postin e ministrit të Jashtëm?
Pasardhësi i Kuleba nuk dihet ende, por emri i tij pritet të shpallet të enjten.
Disa media ukrainase, duke cituar burime të paidentifikuara, thanë se zëvendësi i zotit Kuleba, Andrii Sybiha, do të bëhej kryediplomati i vendit.
Ministri i ri i Jashtëm ka të ngjarë të shoqërojë Zelenskyy në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork javën e ardhshme, e cila është një mundësi për të lobuar te liderët globalë për mbështetjen e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë