Parlamenti suedez miratoi për anëtarësimin në NATO, Ministri Bilstrom: Historike 

22 Mars 2023 | 19:44

Parlamenti suedez ka miratuar me shumicë dërrmuese ligjin që lejon vendin të anëtarësohet në NATO.

Për Suedinë është ende e nevojshme që pranimi i tij të ratifikohet nga të 30 anëtarët e asaj aleance ushtarake.

Miratimi i ligjit ishte pengesa e fundit e brendshme në rrugën e Suedisë drejt NATO-s, raporton Reuters.
Gjashtë nga tetë partitë e përfaqësuara në parlament ishin pro anëtarësimit në NATO dhe vetë akti i votimit, i cili pasoi një debat gati shtatë orësh, u konsiderua si formalitet.

Nga 349 deputetë të Kuvendit, pro votuan 269, kundër 37 deputetë dhe munguan 43.

“Anëtarësimi në NATO është mënyra më e mirë për të mbrojtur sigurinë e Suedisë,” tha Ministri i Jashtëm Tobias Bilstrom gjatë debatit.

Ai e quajti atë një “ngjarje historike” dhe “një nga vendimet më të rëndësishme të sigurisë të të gjitha kohërave” për Suedinë.

Me anëtarësimin në NATO, Suedia do t’i japë fund dy shekujve të neutralitetit ushtarak.

Suedia dhe fqinji i saj Finlanda aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO në maj 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026