Parlamenti voton me 96 vota pro anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese
Parlamenti i Shqipërisë votoi sot me 96 vota pro Altin Binajn si anëtar të pestë të Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar këtë hap kyç për ndërtimin e institucioneve të drejtësisë.
Me një shënim në ”Twitter”, të shkruar në gjuhën angleze, z. Balla thotë se kjo është detyrë e rëndësishme shtëpie për të bërë funksionale institucionet kyçe të drejtësisë.
“Parlamenti shqiptar ka votuar sot anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me 96 vota, të mjaftueshme për ta zgjedhur atë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë”, shkruan Balla.
The Albanian Parliament has voted today the last Member of the Constitutional Court with 96 votes, enough to elect him the new Member of ??CC. This is an important home work on building up the new Justice institutions?????
— Taulant Balla (@taulantballa) December 17, 2020
Me votimin e Binajt, Parlamenti parimisht ka mbyllur procesin e tij për të zgjedhur tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese janë pesë anëtarë si; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji e Altin Binaj, ndërkohë që katër vendet e tjera mbeten vakante. Me hapin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë, i cili votoi pro Altin Binajt, tashmë Gjykatës Kushtetuese i duhet edhe një emërim i ri për t’u bërë funksionale.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, por edhe i Bashkimit Europian Luigi Soreca kanë kërkuar që Gjykata Kushtetuese, të bëhet funksionale brenda 31 dhjetorit të këtij viti.
Lexoni gjithashtu:
Ambasadorja Yuri Kim thirrje që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale brenda dhjetorit
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës