“Parti e djathtë”- Shehaj për forcën e re politike: Synojmë 10 % të votave në 2025

30 Maj 2024 | 21:10

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i cili së shpejti pritet të prezantojë një projekt të ri politik, Partinë Mundësia, ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë zhvillim.

Në Euronews Albania, Shehaj tha se forca e re politike që ai dhe të tjerë po krijojnë është e pozicionuar djathtas.

Ai tha gjithashtu se në zgjedhjet e vitit 2025, synon që kjo forcë politike të marrë 10 % të votave.

“Ajo që habiti bashkëthemeluesit është se një mbështetje shumë të madhe kishim edhe në Kukës. Ndoshta ka të bëjë me disa qëndrime që unë kam marrë në këto vite në politikë, që kanë të bëjnë me një akt që bëri shumë bujë në atë kohë, që kishte lidhje me disa banorë të Kukësit, me qëndrimin që kam mbajtur për Rrugën e Kombit dhe traun që u vendos.

Më pyesin për çështjene  aleancave, por ne jemi në fazën e krijimit të kësaj force politike. Jemi pozicionuar djathtas. Më pas do të vendoset se çfarë strategjie do të ndiqet. Nuk merren vendimet vetëm për zgjedhjet e ardhshme.

Mendoj se te 10 % të votave. Është shumë shpejt, 5 muaj para zgjedhjeve mund të bëj një analizë më të saktë. Unë e kam një ide, e di edhe mbështetjen politike që kam. 10 % mund të jetë një rezultat si fillim i mirë”, tha Shehaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026