Parti e re shqiptare në RMV, 9 drejtues shqipfolës, analistët pro dhe kundër 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Maqedoninë e Veriut po lind një parti e re politike shqiptare, e kryesuar nga ish-deputeti i partisë opozitare Alternativa, Skënder Rexhepi.

Me këtë lëvizje të re, numri i partive shqiptare në RMV arrin në 9. Analistët politikë e vlerësojnë këtë situatë si pozitive për votuesit që do të kenë më shumë zgjedhje, por frikësohen nga rënia e peshës politike dhe seriozitetit të procesit.

“Nga aspekti i votuesit a janë problematike dhjetë ose pesëmbëdhjetë parti, besoj se jo. Për votuesin do të ketë më tepër zgjedhje, më tepër nuanca për ta dhënë  votën dhe kjo nuk ka si të jetë problematike. A do të shpërndahen votat? Eksperienca tregon se sido që të ndodhë në fund krijohen dy apo tre blloqe. Pra mundësitë për zgjedhje nuk janë sa ka parti por sa ka koalicione dhe besoj se kjo do të ndodhë edhe kësaj radhe”, thotë analisti politik Besim Nebiu.

- Advertisement -

Edhe gazetari Isen Saliu frikësohet se me këtë numër të lartë të partive, mund të zvogëlohet pesha e veprimit politik të shqiptarëve.

“Partitë e reja që po formohen po tregojnë qartë përkatësinë e tyre në taboret politike. Po tregojnë se cilat janë në taborin opozitar dhe cilat me pushtetin. Prandaj mendoj se nuk mund të ndodhë ndonjë huti tek votuesi shqiptar që është si frikë më e madhe se mund ta përçajnë votën shqiptare. Mendoj se do të ishte mirë që formimi i këtyre partive të krijojë një situatë normale, një rend normal politik për shqiptarët e Maqedonisë ku tashmë një kohë të gjatë funksionohet si në sistem njëpartiak”, shprehet Isen Saliu, gazetar.

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut aktualisht veprojnë 8 parti shqiptare, ku peshën më të madhe e ka partia Bashkimi Demokratik për Integrim e drejtuar nga Ali Ahmeti.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Rumania do të dërgojë forca shtesë për t’i ardhur në ndihmë KFOR 

Rumania do të dërgojnë forca shtesë për t’i ardhur në ndihmë KFOR në Kosovë, tha ambasadori rumun në NATO, Dan Neculaescu. "Pas vendimit të fundit...

“E kemi nën kontroll!” Zv.drejtori i Policisë së Kosovës: Nuk e lëshojmë veriun!

Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës Veton Elshani tha në një intervistë për Euronews Albania se policia e Kosovës ka numër të mjaftueshëm policësh...

Hovenier: SHBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta këshillojnë Kosovën në hartimin e statutit...

TË FUNDIT

Tragjedia me 21 viktima në Itali, pamje nga momenti kur autobusi bie nga ura

Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momenti i aksidentit të autobusit në Itali, ku humbën jetën 21 persona, ndërsa u plagosën dhe dhjetëra...

Man Utd dështon sërish, Arsenali ndëshkohet në Francë, Bayern fiton me përmbysje

Manchester United e Arsenal mund të konsiderohen dështimet e mbrëmjes, me djajtë e kuq të cilët u mposhtën me përmbysje nga Galatasaray, me Icardin...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×