Parti masive? Mentalitet komunist! Mirela Karabina: Kemi anëtarësi cilësore
31 Gusht 2023 |
20:24
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Mirela Karabina tha një intervistë për Euronews Albania se PD nuk synon një anëtarësi masive, por cilësore.
Sipas saj partitë me anëtarësi masive kanë mentalitet komunist.
“Sa milionë banorë është Shqipëria, jemi 2 mln e ca. Pse duhet të kemi anëtarësi masive? Ky është mentalitet komunist. Nuk e ke forcën e te anëtarësia. Anëtarësia duhet të jetë efektive, votën e ke te qytetarët. Anëtarësia e PD ka qenë fiktive dhe nuk është deklaruar ndonjëherë. Në zgjedhjet e 2021 Bashën e kanë votuar 41 mijë, në zgjedhjet e fundit 16 mijë. Duam të kemi një anëtarësi efektive, masiviteti është mentalitet komunist. Nuk ka nevojë të kesh numra kaq shumë, duhet të kesh anëtarësi efektive”, tha Karabina.
LEXONI GJITHASHTU:
- Leonard Karaj rendit emrat: Basha, Bejko, Zeneli… të korruptuarit e PD
- Tërhiqet Rexhmati? Kryesia e PD ia kalon kompetencat e vendimmarrjes degës Kukës
Lajme të Sugjeruara
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë