Partia Demokratike kallëzon në SPAK kryeministrin Rama dhe 15 persona të tjerë

6 Janar 2021 | 19:02

Partia Demokratike bën me dije se ka kallëzuar në SPAK drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste. Në këtë kallëzim, i cili është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi janë gjithsej 16 persona, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, ministra, kryebashkiakë dhe disa drejtorë.

 Përfaqësuesit e PS-së janë kallëzuar për dy vepra penale, të cilat konkretisht, sipas PD-së kanë të bëjnë me “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Selia blu rendit disa shembuj, që sipas saj fajtojnë përfshirjen e kryeministrit Rama, Elisa Spiropalit, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt në aktivitete që kanë të bëjnë, kryesisht, me rindërtimin pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikatave të legalizimit apo investimeve të tjera publike.

 

Partia Demokratike kallëzon penalisht 16 persona:

-Edi Rama, Kryeministër

-Elisa Spiropali, Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendi

-Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë

-Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;

-Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

-Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

– Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;

-Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz;

-Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës;

– Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak;

– Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë;

– Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë;

– Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit;

– Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;

– Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;

– Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë

Publikimi i këtyre aktiviteteve, siç thotë Partia Demokratike është i ndaluar edhe me vendim të KQZ, bazuar në ligjin e miratuar sipas marrëveshjes së qershorit të kaluar. PD-ja i kërkon Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të bëhet përçues dhe mbrojtës i zërit të qytetarëve.

“Ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe të tregojë me vepra se organet ligjzbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është i pasur apo i veshur me pushtet”, thuhet në kallëzimin e selisë blu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026