Partia Demokratike Shkodër: Mbështesim kryetarin Lulzim Basha në misionin e tij

28 Prill 2021 | 17:50

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër përmes një deklarate ka shprehur gatishmërinë e saj për të vijuar më tej misionin e PD-së, së bashku Lulzim Bashën si kryetar, duke theksuar se e mbështet kreun aktual të PD-së në misionin e tij.

“Të dashur Shkodran, misioni i Partisë Demokratike dhe i kryetarit te saj Lulzim Basha nuk ndalet këtu, por ai vijon  deri ne çrrënjosjen e sistemit te instaluar dhe rikthimin e shpresës për Shqipërinë dhe shqiptareve”, deklaroi PD në Shkodër.

Partia Demokratike në Shkodër tha për PD-në se është fituesja reale e këtyre zgjedhjeve, me pretendimin se ka pasur mashtrim elektoral nga ana e Partisë Socialiste.

“Numri i lartë i votave të pavlefshme si në qarkun tonë ashtu edhe në të gjithë Shqipërinë tregon që mashtrimi elektoral ka vazhduar nga ana e PS dhe aleatëve të saj në krim, deri në tavolinat e numërimit, ku numëruesit e tyre janë parë me zë dhe figurë duke plotësuar në shkelje flagrante të ligjit fletët e votimit”, u shpreh PD në Shkodër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026