Partia Demokratike vjen në pushtet me figura të pastra, thotë Sula

8 Korrik 2022 | 20:44

Partia Demokratike vjen në pushtet me figura të pastra, të cilët nuk kanë pasur një të kaluar në këtë forcë politike.

Kështu u shpreh deputeti demokrat, Dashnor Sula në një intervistë për “Euronews Albania”.

Sipas tij, nuk mund të jetë fajtor vetëm ish-kryedemokrati për situatën aktuale në parti, por përgjegjësi kanë edhe funksionarët e lartë të djathë.

“Mendoj që Partia Demokratike duhet të vijë në pushtet. Por si vjen? Me figura të pastra, me figura të cilët nuk kanë një të kaluar, që kanë qenë në Partinë Demokratike. Nuk mund ta anatemosh vetëm zoti Basha, këto kanë kryqëzuar Bashën, si i vetmi që kishte gabime. Ku ishin sekretarët, kryesia, strukturat e larta. Janë po ata që u rikthyen dhe morën poste. Ku është ndryshimi?”, tha Sula.

Sipas tij, Berisha ka mbështetjen dhe shumicën e anëtarëve të Partisë Demokratike, por duhet të bashkohet edhe ajo pjesë e cila aktualisht është kundër tij.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026

Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Me 78 vota pro, Ismail Shehu u zgjodh sot nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik. Në votimin e kandidaturës së Shehut pati...
17:47 | 23/07/2026

Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët jashtë Kuvendit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ardhur në seancën plenare vetëm për të...
16:57 | 23/07/2026