Partia e Macron propozon ndalimin e hixhabit për vajzat nën moshën 15 vjeç
Partia e Rilindjes e presidentit francez Emmanuel Macron propozoi sot një ndalim të hixhabit për vajzat nën moshën 15 vjeç, pasi ai urdhëroi ministrat të përgatisin një përgjigje ndaj një raporti që akuzonte Vëllazërinë Myslimane për kryerjen e një fushate të fshehtë për të islamizuar vendin.
Ish-kryeministri francez dhe kreu i partisë së Rilindjes, Gabriel Atal, propozoi një ndalim për “të miturit nën moshën 15 vjeç që mbajnë shami në hapësirat publike”, duke shtuar se hixhabi “minon seriozisht barazinë gjinore dhe mbrojtjen e fëmijëve”.
Atal i tha gazetës Parisienne se ai gjithashtu dëshiron të vendosë ndëshkime për prindërit që i detyrojnë vajzat nën 18 vjeç të mbajnë shami.
Propozimet e Atal u kritikuan nga disa deputetë të krahut të majtë, dhe zyrtari i Partisë Socialiste Jerome Gedj e akuzoi Atalin se “po ndjek të djathtën ekstreme” dhe “po e kthen sekularizmin francez kundër myslimanëve”.
Sipas ligjit aktual francez, nëpunësit civilë në ndërtesat qeveritare, duke përfshirë shkollat dhe spitalet, nuk mund të mbajnë simbole fetare si një kryq i krishterë, një kippah hebraik, një çallmë sikhe ose një shami myslimane, sipas Guardian.
Në vitin 2004, Franca ua ndaloi vajzave mbajtjen e shamisë në shkollat publike, së bashku me ndalimin e të gjitha simboleve të tjera fetare si kryqet ose çallmat, dhe qeveria franceze po debaton aktualisht për një ligj të ri që do të ndalonte shaminë në garat sportive vendase.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit