Partia Republikane publikon platformën e mbështetur nga Trump-i
Komiteti Kombëtar Republikan ka publikuar platformën e vitit 2024, e cila reflekton politikat dhe axhendën e kandidatit të kësaj partie për president, Donald Trump.
Sipas njoftimeve, platforma është hartuar nga ekipi i zotit Trump, ndërsa emri i ish presidentit përmendet në dokument. Është hera e parë që nga viti 2016 që komiteti ka publikuar një platformë, duke evituar hartimin e një të tille në vitin 2020.
Platforma e miratuar të hënën përfshin në titull edhe sloganin e zotit Trump “Make America Great Again” të përdorur që nga viti 2015 kur zoti Trump njoftoi për herë të parë kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë, shkruan VOA.
Premtimet në platformë
Platforma republikane rendit 20 objektiva që synon të arrijë. Mes synimeve kryesore janë edhe “operacioni më i madh dëbimit në historinë amerikane”, deportimi i “radikalëve pro-Hamasit”, “kthimin e sigurisë nëpër kampuset universitare” dhe objektivi që ushtria amerikane të bëhet më e forta në botë.
Republikanët theksojnë në platformë, mes të tjerash, edhe uljen e inflacionit duke i dhënë fund nismës demokrate për mjedisin, të cilësuar si socialiste nga e djathta, dhe mbajtjen e “meshkujve jashtë sporteve për femra”.
Një nga synimet e platformës republikane është edhe ndërtimi i një “mburoje të madhe ajrore nga raketat” mbi qiellin e Shteteve të Bashkuara.
Platforma nuk ofron premtime në lidhje me abortin, historikisht një çështje e nxehtë për Partinë Republikane. Për 40 vjet republikanët kanë mbështetur ndalimin e abortit në shkallë kombëtare, ndërsa aktualisht kundërshtojnë abortin në fazat e vona të shtatzënisë, çka përputhet me qëndrimin aktual të zotit Trump, i cili thotë se shtetet duhet të vendosin për abortin, një ndryshim nga fushata e vitit 2016.
Platforma nuk flet lidhur me martesën brenda të njëjtës gjini, të kundërshtuar fuqishëm në vitin 2016. Platforma u miratua me 84 vota pro dhe 18 kundër.
LEXONI GJITHASHTU:
Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
Putin propozon zgjidhje për ngërçin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, ja çfarë ofron ai
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu