Partitë bien dakord, vaksina kundër COVID-19 e detyrueshme për deputetët
Partitë politike në Kuvend kanë rënë sot dakord që ta bëjnë të detyrueshëm vaksinën për deputetët e tyre në seancat plenare.
Lajmi u bë me dije nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili tha se e kishte propozuar ai këtë vendim dhe se për këtë kishte gjetur mirëkuptim nga grupet e tjera.
“Ramë dakord për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë deputetëve të Kuvendit, e kam propozuar këtë në konferencën e kryetarëve,” – tha Balla për gazetarët.
I pyetur për afatet, Balla tha se kjo përcaktohet nga ekspertët. Kryetari i grupit parlamentar socialist tha se situata e pandemisë mbetet shqetësuese dhe se për të ndërgjegjësuar qytetarët që të vaksinohet, Kuvendi duhet të japë shembull.
“Ky është një mesazh shumë i mirë që jep Kuvendi sot për qytetarët, është e vetmja mënyrë që të ulim incidencën e pandemisë, i drejtohemi edhe studentëve në kushtet ku i afrohemi vitit universitar,” – tha Balla.
“Nëse të gjithë i respektojnë rregullat atëherë situata mund të vihet në kontroll,” – shtoi Balla.
Gjatë seancës së sotme parlamentare, ku u caktuan Komisionet e përhershme të Kuvendit, opozita kundërshtoi praktikën e mbajtjes së tyre me video-konferenca dhe jo mbledhje në salla.
Balla tha se u ra dakord që për seanca të rëndësishme dhe që kërkon diskutime të gjera, ato do të mbahen në salla, ndërsa në rend të zakonshëm do të vijohen online.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta