‘Partizani’, dy të pandehur të tjerë. SPAK i komunikon akuzat Bektashit dhe Begejas

12 Shtator 2024 | 13:03

Pas Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, SPAK i komunikoi akuzat për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ edhe ndërtuesit Fatmir Bektashi si dhe shtetasit Xhimi Begeja.

Shkon në 4 numri i të pandehurve për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘partizani’. Pas ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit, Spak i komunikoi akuzat edhe biznesmenit dhe ndërtursit Fatmir Bektashi si dhe shtetasit Xhimi Begeja, një nga përfaqësuesit e familjeve që përfituan nga privatizimi. Ndërtuesit Bektashi, firma e të cilit shfrytëzoi e zhvilloi sipërfaqet e ish klubit “Partizani”, iu komunikua akuza e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave.

Ndërkohë Xhimi Begejas iu komunikua akuza e “Pastrimit të parave”.

Për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, SPAK është në përfundim të hetimeve dhe në fillim të tetorit pritet ta dërgojë për gjykim. Nga ana tjetër SPAK po verifikon rolin e shtetasve të tjerë të cilët mund të merren në ndekje penale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026