Partneriteti me Komisionin e Venecias,Balla:Opinione që forcuan shtetin e së drejtës

21 Tetor 2025 | 12:42

Në Konferencën “30 vite Partneritet dhe Progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, theksoi rolin vendimtar që ka pasur Komisioni i Venecias në forcimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë kushtetuese në Shqipëri gjatë tri dekadave të fundit.

Balla nënvizoi se mbështetja e Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias ka qenë jetike për ndërtimin institucional të vendit, duke përmendur disa raste ku opinioni i Komisionit ka ndihmuar në zgjidhjen e krizave politike dhe institucionale, si: Opinionin mbi dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019; Mandatet e gjyqtarëve kushtetues; Opinionin mbi ndryshimet kushtetuese të vitit 2020 për zgjedhjet dhe rregullat e listave zgjedhore; Opinionin mbi zgjatjen e mandatit të institucioneve të vettingut; Opinionin mbi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi.

Balla theksoi gjithashtu se Shqipëria ndodhet përballë dy reformave madhore – asaj zgjedhore dhe territoriale – për të cilat për shkak të debateve me opozitën mund të kërkohet sërish  opinioni i Komisionit të Venecias.

“Kuvendi i Shqipërisë ka çelur sfidën për dy reforma të tjera: e para ka të bëjë me reformën zgjedhore, dhe tjetra me reformën territoriale.

Të dyja kanë ndikim afatgjatë: njëra në sistemin përfaqësues, tjetra në organizimin e pushtetit vendor.

Jam i bindur se debatet që do të kemi me opozitën ndoshta do të na çojnë përsëri në nevojën për të kërkuar mendimin e vyer dhe jurisprudencën qoftë në opinionet ekzistuese, qoftë në ato të reja të Komisionit të Venecias, të cilat – siç kanë dëshmuar – janë gjithmonë të domosdoshme për të siguruar që ndryshimet që bëjmë të plotësojnë standardet më të mira dhe frymën kushtetuese”, tha ai.

Balla ndërkaq vuri në dukje rëndësinë e “Checklist-ës së Shtetit të së Drejtës” të Komisionit të Venecias, si një udhëzues praktik për të vlerësuar përputhshmërinë e ligjeve me parimet themelore të shtetit të së drejtës, duke ftuar institucionet shqiptare ta përdorin më gjerësisht në punën e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026