Partneriteti strategjik Kinë-Rusi, nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit
Kryeministri kinez Li Qiang ka vlerësuar partneritetin strategjik mes Pekinit dhe Moskës, gjatë takimit të zhvilluar të mërkurën në atë që njihet si Salla e Madhe e Popullit me homologun rus Mikhail Mishustin, i cili u prit me një ceremoni madhështore të mbajtur në sheshin Tienanmen.
Dy palët, sikurse kanë raportuar mediat kineze, kanë firmosur një protokoll bashkëpunimi për tregtimin e produkteve dhe shërbimeve mes tyre, në kuadër të një seri marrëveshjesh ekonomike dhe infrastrukturore.
“Nën udhëheqjen strategjike të dy krerëve të shteteve tona, partneriteti strategjik global mes Kinës dhe Rusisë në këtë epokë të re është dhe do të çohet në një nivel më të lartë”, ka deklaruar kryeministri Li.
Në të njëjtën linjë, Mishustin ka përshëndetur marrëdhëniet “e paprecedenta” dypalëshe, pavarësisht presioneve të forta të Perëndimit.
Kina është partneri kryesor tregtar i Rusisë, me shkëmbimet mes dy vendeve që kanë arritur shifrën rekord prej 190 miliardë dollarësh në vitin 2022 dhe që sipas të dhënave të institucioneve kineze është e destinuar të kalojë kuotën e 200 miliardëve këtë vit.
Edhe përmasat e investimeve mes dy vendeve është në përmirësim të vazhdueshëm, ndërsa projektet strategjike në shkallë madhore po avancojnë në mënyrë konstante, ka shtuar kryeministri Li.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë