Pas apelit të Piperos, kryebashkiaku i Skraparit anulon drekën e ceremonisë për titullin qytetar nderi

11 Qershor 2020 | 07:57

Kryetari i Bashkisë së Skraparit Adriatik Mema deklaroi të enjten për Euronews Albania se ka anuluar procedurën që parashikonte organizimin e një pritjeje zyrtare për ceremoninë e shpalljes qytetar nderi të doktor Pëllumb Piperos.

Në një intervistë për Ilva Now, mjeku infeksionist tha të mërkurën mbrëma se ndihej tejmase i vlerësuar për titullin, por apeloi autoritetet që në situatën e pandemisë ta anulojë pritjen zyrtare ku parashikohej edhe shtrimi i një dreke.

“Jam i keqardhur që eventi mori drejtim aspak të këndshëm. Dua t’iu bëj me dije se Bashkia Skrapar, si çdo bashki tjetër, ka parashikuar në fillim të vitit një fond modest për pritjet zyrtare dhe kjo që kishim planifikuar për nder të doktor Piperos nuk është ndonjë procedurë tenderimi në kuptimin klasik të fjalës, por një pritje zyrtare për të përmbyllur një ceremoni modeste siç e meriton një mjek dhe personalitet si doktor Pipero,” – i tha kryebashkiaku Mema gazetares Esmeralda Mulaj teksa kritikoi mediat që nxorën nga konteksti procedurat dhe “nuk vlerësuan aspak sensibilitetin e eventit përpara se të nxisnin keqkuptime”.

Mema theksoi se nuk kishte asgjë të paligjshme në procedurat e Bashkisë, por përballë kërkesës publike të doktorit ai tregoi se e kishte anuluar procedurën.

“Aty nuk ka asgjë të paligjshme, por duke qenë se mora këtë kërkesë publike nga Pipero, e kam vlerësuar dhe sot që në orën 8:00 në mëngjes e kam anuluar atë procedurë, për shkak të drejtimit që mori. Nuk doja që të cenohet integriteti i një ceremonie të tillë,” – u shpreh kryebashkiaku i Skraparit.

Pipero u lind më 23 prill 1956 në Skrapar. Pasi kreu studimet për mjekësi në vitet 1978-83 dhe disa specializime në fillim vitet ’90, mori titullin doktor i shkencave mjekësore me doktoraturë të mbrojtur në fushën e sëmundjeve infektive.

Rreth 10 vite më vonë mori titullin Profesor i Asociuar ndërsa prej fillimvitit 2000 ka kontribuuar në shërbimin e Spitalit Infektiv dhe po kështu për disa vite ka qenë në poste drejtuese të Institutit të Shëndetit Publik.

Pas nisjes së pandemisë së COVID-19, përveçse në vijën e parë të shërbimit si mjek, ai ka shërbyer edhe për qetësimin e opinionit publik duke qenë prezent vazhdimisht në media për diskutimet rreth infeksionit dhe kujdesit që duhet treguar.

Titulli qytetar nderi i Skraparit, Piperos iu dha më 28 maj me motivacionin “për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike gjatë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë”.

 

Lexoni gjithashtu:

Pasi u shpall ‘Qytetar Nderi’ nga bashkia e Skraparit, Pëllumb Pipero iu kërkon një tjetër nder

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026