Pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, në pranga edhe avokati i tij

28 Mars 2025 | 09:24

Turqia është përfshirë prej ditësh nga protesta të shumta, pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se është arrestuar edhe avokati i Ekrem Imamoglu, Mehmet Pelivan.

Sipas njoftimit, avokati i Imamoglu po hetohet për “pastrim pasurish që rrjedhin nga veprimtari kriminale”.

Mehmet Pelivan, avokati që ka mbrojtur Ekrem Imamoglun, është arrestuar mbi baza të sajuara, thotë deputeti Turan Taskin Ozer në një postim në X pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Sikur të mos mjaftonte grushti i shtetit kundër demokracisë, ata nuk mund të durojnë që viktimat e grushtit të shtetit të mbrohen”, shkruan Imamoglu në X.

Kryebashkiaku i Stambollit konsiderohej si sfiduesi më i fortë i Presidentit Recep Tayyip Erdogan përpara zgjedhjeve të planifikuara presidenciale në vitin 2028.

Arrestimi i Imamoglu ka çuar në demonstratat më të mëdha kundër qeverisë së Turqisë në një dekadë, dhe protestat janë përhapur në një numër qytetesh të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së...
11:18 | 05/07/2026

SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në një incident me të shtëna që ndodhi në Coney Island, Brooklyn, New York, vonë natën...
11:14 | 05/07/2026

Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë

Një banor i Çikagos ka fituar një xhekpot prej 1.3 milion dollarësh në Lotarinë Lucky Day, 15 vjet pasi fitoi një çmim të konsiderueshëm në...
09:49 | 05/07/2026