Pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska, Kuvendi hap garën për vakancën në GJK

10 Dhjetor 2025 | 18:00

Në mbyllje të vitit, Kuvendi hap garën për vendin bosh të krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska.

Pa hyrë 2026-a të interesuarit për karrigen e gjyqtarit kushtetues duhet të dërgojnë në postën e kuvendit kërkesën e tyre. Me hapjen e garës edhe nga Kuvendi përmbushet edhe përtëritja e Gjykatës Kushtetuese me tre gjyqtarë të saj për vitin 2025.

Pritshmëria është që brenda pak muajve të vitit të ardhshëm të jenë zgjedhur edhe dy gjyqtarët më të rinj, pas Asim Vokshit që pasoi Holta Zaçaj.

10 kandidatët e presidencës dhe në pritje të atyre të kuvendit do t’i nënshtrohen “vettingut” profesional dhe moral të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Procesi nis në janar me KEDën e dalë nga shorti i hedhur në presidencë. Për secilin institucion, pra presidentin dhe kuvendin, KED do të propozojë tre kandidatët me pikët më të larta.

Presidenti Bajram Begaj është i lirë të zgjedh një nga tre kandidatët më të vlerësuar ndërsa për Kuvendin procedura është me votim.  

Në këtë proces Partia Socialiste është e pakushtëzuar. Ajo zotëron votat për të zgjedhur të preferuarin mes tre kandidatëve me pikët më të larta. Edhe nëse ndodh që PS nuk gjen një votë për të plotësuar 84, karrigen e “Kushtetueses” e merr i rendituri i pare nga KED.

Fituesi do të ulet në karrigen e gjyqatrit të “Kushtetueses” për një mandat të plotë 9 vjeçar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta

Në Kolonjë, turistët nuk kanë mundësi vetëm të vizitojnë sajtet natyrore dhe monumentet e trashëgimisë kulturore, por edhe të mësojnë përgatitjen e gatimeve tradicionale e...
19:13 | 11/07/2026

Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog të hapur me 150 aktivistë...
18:46 | 11/07/2026

E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë ku ka ndërruar jetë një 36-vjeçar. Raportohet se ai po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat....
18:34 | 11/07/2026