Pas dy vrasjeve në Kretë, Athina zotohet se do të marrë masa të ashpra
Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, ka njoftuar një operacion gjithëpërfshirës kundër krimit në ishullin e Kretës, pas një ngjarjeje të rëndë me armë në fshatin Vorizia që la dy persona të vrarë dhe të paktën gjashtë të plagosur, mes tyre një fëmijë.
Në një konferencë për shtyp në Heraklion, Chrysochoidis deklaroi se “gota është derdhur” dhe se “nuk do të ketë më banditë apo mafia lokale në Kretë”. Ai paralajmëroi masa të ashpra, përfshirë dënime më të rrepta për armëmbajtje, ndryshime ligjore dhe vendosjen e përhershme të një njësie elitare kundër krimit të organizuar në ishull.
Njësia, që do të jetë pjesë e Drejtorisë për Luftën Kundër Krimit të Organizuar — e njohur si “FBI-ja greke” — do të fokusohet në identifikimin dhe çmontimin e rrjeteve kriminale që veprojnë në rajon.
Ministri i bëri thirrje autoriteteve dhe qytetarëve për bashkëpunim, duke theksuar se “sjelljet delinkuente, grupet kriminale dhe korrupsioni po minojnë sigurinë dhe punën e ndershme të qytetarëve”.
Ai paralajmëroi se shteti do të përgjigjet “pa kompromis” ndaj çdo forme dhune dhe pasigurie.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë