Pas fjalimit të zjarrtë “Europa po vdes”, Macron kërkon debat për armët bërthamore

Reforma e pensioneve
29 Prill 2024 | 13:28

Pas fjalimit të zjarrtë për Europën javën e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar një debat të gjerë për rolin e armëve atomike në një strategji të përbashkët europiane.

Fillimisht ishte fjalimi parimor i presidentit francez, Macron në Universitetin e Sorbonës, ku me fjalinë “Europa jonë mund të vdesë” dhe kërkesën që Europa “imponojë respekt”, ai shkaktoi reagime të gjera. Propozimi i Macron për forcim të mbrojtjes europiane u përshëndet tek politika gjermane.

Tani Macron kërkon një debat për rolin e armëve atomike në mbrojtjen europiane. Në një intervistë për grupin mediatik “Ebra” Macron theksoi, se dëshiron të hapë debatin “që përfshin mbrojtjen raketore, kapacitetet e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe armët atomike për ata që i kanë apo që në tokën e tyre kanë armë atomike europiane”.

“Le t’i hapim të gjitha në tavolinë dhe të shohim, se çfarë na mbron vërtet”u shpreh shefi i Eliseze, Franca është e gatshme të bëjë më shumë për mbrojtjen europiane, ka shtuar Macron. Që nga Brexit, Franca është e vetmja fuqi atomike në Bashkimin Europian. Ai bëri thirrje për një mbrojtje europiane “të besueshme”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026