Pas kaosit me mbeturinat, Shkupi vendos kufizime të reja për hedhjen e mbeturinave

14 Nëntor 2025 | 21:46

Pas javëve të kaosit me mbeturinat që kishin pushtuar rrugët e Shkupit, autoritetet e kryeqytetit po përpiqen të vendosin rregull të ri në menaxhimin e higjienës komunale.

Sipas propozimit të miratuar në Këshillin e Qytetit të Shkupit, qytetarëve do t’u ndalohet të hedhin mbeturina në kontejnerë nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Ata që nuk e respektojnë këtë rregull do të gjobiten me 50 euro.

Nga autoritetet thonë se kufizimi do të mundësojë zbrazjen më efikase të kontejnerëve dhe shmangien e krijimit të deponive të vogla përreth tyre.

“Sisteme të ngjashme kam parë në Stamboll, ku ishte e lejuar hedhja e mbeturinave vetëm 15 minuta para orës 5 të mëngjesit. Në Tokio, gjithashtu, për secilin kamion që mbledh lloje të ndryshme të mbeturinave ka një orar të caktuar se kur nxirren dhe kur mblidhen. Shpresoj që kjo praktikë të përmirësohet edhe më shumë kur të vendosen kontejnerë të ndryshëm për selektim”, tha Dame Dimitrovski, kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Ndërkohë, grupi i këshilltarëve të partisë Levica e kritikoi ashpër vendimin, duke e cilësuar atë si “skandaloz”, ndërsa paralajmëroi kundërshtim ndaj çdo mase që e konsideron të pafavorshme për qytetarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026

Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
18:54 | 14/07/2026