Pas Lezhës, PD cakton drejtuesin politik në qarkun Korçë

18 Janar 2021 | 14:46

Partia Demokratike ka zgjedhur nënkryetarin e saj Edmond Spahon si drejtues politik për qarkun e Korçës.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme drejtimin e qarkut të Lezhës Partia Demokratike i ka besuar ish-deputetit Mark Marku.

Kur kanë mbetur edhe tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike ka caktuar drejtues edhe në qarqet e tjera.

Kështu, në Durrës është vendosur Edi Paloka, në Elbasan Gazment Bardhi, në Shkodër Helidon Bushati, në Vlorë Bujar Leskaj dhe në Fier Enkelejd Alibeaj.

Nga 12 qarqe elektorale që ka Shqipëria, Partia Demokratike ka bërë publike deri tani shtatë përfaqësues, të cilët do jenë drejtuesit e fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Lexoni gjithashtu: 

PD cakton drejtuesin politik për Lezhën, zgjedh ish-deputetin Mark Marku

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026