Pas padisë në SPAK, banorët e Thumanës “zhvendosin” protestën përballë Parlamentit

2 Shtator 2024 | 18:17

Banorët nga Thumana kanë vendosur të zhvendosin këtë të hënë protestën e tyre përpara ambjenteve të Parlamentit, aty ku po zhvillohet hapja e punimeve të sesionit të ri parlamentar.

Kjo protestë para ambjenteve të Parlamentit, vjen pas padisë së tyre në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, ku ata janë shprehur se rruga dhe Kuvendi është i tyre, jo i deputetëve që janë në sallë.

Kujtojmë që banorët e Thumanës kërkojnë që të sigurohet hyrja dhe dalja në autostradën SH1, e cila është një arterie kryesore për transportin dhe zhvillimin e zonës.

Banorët vijojnë të theksojnë se problemi i aksesit në këtë segment të rëndësishëm të aksit kombëtar rrugor ka pasojë të mëdha për komunitetin e Thumanës dhe më gjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rezervimet për verën, më të ulëta se vitet e kaluara

Sezoni veror ka nisur, por shqiptarët po tregohen më të kujdesshëm në rezervimin e pushimeve. Agjencitë turistike thonë se, ndryshe nga vitet e kaluara, rezervimet...
20:48 | 23/06/2026

Njoftohet data, shqiptarët nga diaspora pritet të vijnë sërish në Tiranë më 4 korrik

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve qytetarëve kundër qeverisë vijoi edhe sot në ditën e saj të 24-tët në Tiranë. Gjatë tubimit, një prej protestuesve iu...
20:40 | 23/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026