Pas paralajmërimit të Ramës për heqjen e ligjit te investimeve, reagon Jorida Tabaku: Duhej të ishte shfuqizuar prej vitesh

10 Qershor 2026 | 14:36

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi një ditë më parë tërheqjen nga Ligji për Investimet Strategjike. Tabaku në reagimin e saj u shpreh se beteja për Ligjin e Investimeve Strategjike nuk është diçka e re.

Ajo u shpreh se në momentin që ky ligj u propozua demokratët e cilësuan si ishte antikushtetues dhe që cenonte të drejtën private të pronës. Sipas saj koha u dha atyre të drejtë.

Ndër të tjera ajo shtoi se ligji ka prodhuar edhe konflikte sociale për shkak të çështjeve që lidhen me pronësinë.

“Sot, Ligji i Investimeve Strategjike, përveç aspektit korruptiv dhe abuziv, përveç ndarjes së favoreve pa garë, krijon konflikte sociale edhe për çështjen e pronës. Në 10 vitet e shkuara ky ligj është shtyrë disa herë dhe në secilin rast kemi kërkuar pezullimin e tij. Edhe në vitin 2025, kur u shty për herë të fundit, ne kërkuam shfuqizimin e tij”, tha ajo.

Ndër të tjera, Tabaku tha se shumica e vendimeve të marra nën këtë status kanë përfunduar te projektet turistike, duke sjellë përplasje me pronarët dhe debate publike. Ajo theksoi se PD ka kërkuar vazhdimisht pezullimin ose shfuqizimin e saj.

“Ligji ka përfunduar duke dhënë leje për resorte turistike në jug të vendit, duke krijuar konflikte me pronarët e ligjshëm e legjitimë. Është një ligj që ka favorizuar pakicën dhe sot është kthyer edhe në një nga arsyet e protestës së mijëra qytetarëve”, shtoi Tabaku.

Rama të martën gjatë një konference për shtyp me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian njoftoi se do të shfuqizojë ligjin për investimet strategjike.

Ai u shpreh se ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe nuk ka më rëndësi. Ndër të tjera Rama vlerësoi se ky ligj ka ndihmuar në ndërtimin e investimeve strategjike. Sipas tij, po punohet së bashku me Bashkimin Evropian për të krijuar një ligj të ri, në mënyrë që të përafrohet me standardet e BE-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS

Ish-deputetja e PS-së, Marjana Koçeku këtë të enjte në një intervistë ekskluzive me emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me...
21:05 | 09/07/2026

Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit

Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme vendimin që përmirëson trajtimin financiar të efektivëve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin. Lajmi u bë i...
20:35 | 09/07/2026

Zanatet drejt zhdukjes, të rinjtë nuk preferojnë profesione të vjetra

Zhurma e çekanit mbi kudhër dëgjohet gjithnjë e më rrallë. Punishtet e kovaçëve, dikur ndër më të frekuentuarat në qytete e fshatra, sot po mbeten...
20:05 | 09/07/2026