A do të shfuqizohet ligji për investimet? Rama: Do të miratojmë një draft të ri

9 Qershor 2026 | 17:25

Kryeministri Edi Rama është shprehur se do të shfuqizojë ligjin për investimet strategjike, lajm të cilin e bëri të ditur gjatë një konference për shtyp me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian.

Sakaq, kreu i qeverisë u shpreh se ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe nuk ka më rëndësi. Ndërkohë, ai vlerësoi se ky ligj ka ndihmuar në ndërtimin e investimeve strategjike, por se po punohet së bashku me Bashkimin Evropian për të krijuar një ligj të ri, në mënyrë që të përafrohet me standardet e BE-së.

“Ligji për investimet strategjike kurrë nuk ka qenë i padrejtë për të thënë këtë gjë fillimisht dhe shumë njerëz që flasin për këtë as nuk e dimë për ç’ flasin, por gjëja e mirë është që do ta lëmë jashtë sepse e ka përmbushur misionin e vetë dhe nuk ka rëndësi.

Nuk është se po luftojmë për të, nuk është se do të themi që vlerësimi është i gabuar, thjesht do ta lëmë jashtë. Megjithatë, ligji për investime strategjike na ka ndihmuar të sjellim në këtë vend më në fund disa investime që përndryshe nuk do të kishin ndodhur. Tashmë nuk na duhet më një ligj për investime strategjike sepse kapitali po hyn dhe investuesit e mëdhenj po vijnë dhe në fakt nuk duan t’ja dinë për lehtësira.

Duan natyrisht status të mbrojtur e kështu me radhë, por nuk kemi probleme me këtë. Kam përshtypjen që është pjesë e kuadrit negociator dhe po punojmë tashmë për një ligj të ri për investimet kështu që po punojmë me Bashkimin Evropian për këtë. Çdo gjë që bëjmë mbështetet te standardet e BE-së dhe kjo është diçka tjetër që është mjaft e qartë. Është mjaft e qartë. Shqipëria mund të ëndërrojë e të parafytyrojë e të imagjinojë çdo gjë që Shqipëria apo qeveria kërkon, por ka një garanci për të gjithë që nuk ka diçka të tillë si aktivitete që dëmtojnë mjedisin s’mund të ndodhin sepse duhet të jemi në përputhje me standardet e BE-së.

Ja pse ju thashë që u bënë vite tashmë që në Europë nuk shihni më zhvillime apo ndërtime që dëmtojnë mjedisin. Jo sepse duan njerëzit t’i bëjnë edhe nuk lejohet, por sepse kjo është një botë turizmi krejt e re dhe që të konkurrosh është shumë e qartë. Nuk konkurron dot duke shpërfillur natyrën. Është e pamundur. Ja pse ndihem i zemëruar me të gjithë ata që nuk e kuptojnë se është bekim për Shqipërinë të sjellë 4 miliard euro dhe të bëjë diçka të jashtëzakonshme që do të jetë në ADN-në e saj një zhvillim mbështetur në natyrë.

Ka afate dhe ndërkohë do të ndalë të fuqizohet i vjetri dhe do të hartohet ligji i ri. Është e shkruar. Nuk ka të bëjë me asgjë çfarë ndodh në rrugë. Nuk ka të bëjë me asgjë që sillet përreth kësaj historie. Është diçka e shkruar qysh para shumë kohe dhe fundi i 2027-s është vendosur aty, por mund ta bëjmë edhe më parë se s’po punojmë për ligjin e ri. Ligji i ri kërkon kohë sepse komisioni duhet ta shohë.

Në qoftë se ligji është gati këtë vit, do ta miratojmë këtë vit. Do ta bëjmë këtë vit. Kështu që s’ka diskutim, por nuk ka lidhje me këtë histori. Nuk ka të bëjë fare me këtë histori. Ky është argumenti im. Kjo histori është një temë krejt jashtë çdo shine. Krejt jashtë çdo shine. Flitet për gjëra që nuk ekzistojnë, flitet për gjëra që janë të rreme. Ne po punojmë dhe do të dalim me gjëra, do të presim një moment më të qetë. Ne po punojmë për ato që quhen dosjet apo skedat e flamingove dhe do t’i tregojmë, do t’ju tregojmë se sa shumë deep fake se sa shumë dizinformim, se sa shumë sajim apo inxhinierim po ju bëhet këtyre informacioneve nga burimet që po i përdorin dhe nga burimet të cilat thjesht i shumëfishojnë”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Protestat dhe debatet rrezikojnë klimën e investimeve, shihni Greqinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të mërkurë në rrjetin social Facebook, duke theksuar nevojën për hapje ndaj investimeve të huaja ndërsa krahason zhvillimet...
16:20 | 10/06/2026

Kuvendi nesër në seancë, interpelancat dominojnë rendin e ditës

Parlamenti do të mblidhet të enjten në seancën e radhës plenare, ku rendi i ditës parashikon zhvillimin e gjashtë interpelancave të kërkuara nga deputetë të...
16:18 | 10/06/2026

Mosrespektimi i flamurit dhe komentet negative ndaj Izraelit, reagon ambasadorja Galit Peleg

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, në një video-mesazh ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me mosrespektimin e flamurit izraelit nga protestuesit shqiptarë në...
12:04 | 10/06/2026