Pas përmbytjeve Indonezia goditet nga një tërmet i fortë, nuk ka rrezik për cunami

27 Nëntor 2025 | 08:32

Pas përmbytjeve Indonezia është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.6 ballë. Tërmeti goditi një ishull të vogël në veriperëndim të Sumatrës.

Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 11:56 sipas orës lokale në ishullin Simeulue dhe kishte një thellësi fokale prej 25 kilometrash. Autoritetet vlerësuan se nuk ka rrezik për një cunami.

Indonezia tronditet shpesh nga tërmetet pasi ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë me aktivitet të fortë sizmik ku kryqëzohen pllakat tektonike dhe që shtrihet nga Japonia përmes Azisë Juglindore përgjatë pellgut të Oqeanit Paqësor.

Indonezia gjithashtu po përballet me përmbytje dhe rrëshqitje dheu ku deri më tani kanë humbur jetën 19 persona dhe janë zhdukur 24 të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026