Pas përplasjes së Zelenskyt me Trump, dështon marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë
Volodymyr Zelensky sapo është larguar nga Shtëpia e Bardhë pasi konferenca për shtyp e planifikuar mes tyre, u anlulua për shkak të tensioneve të vazhdueshme të dy presidentëve në Zyrën Ovale.
Sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja e propozuar nga SHBA për mineralet e rralla midis SHBA dhe Ukrainës nuk është nënshkruar.
Më herët Trump tha se bashkë me Zelenskyn do ta nënshkruanin marrëveshjen gjatë konferencës së tyre të përbashkët për shtyp e cila nuk u realizua.
Pak çaste më parë , Trump postoi në platformën e tij “Truth Social” se Zelensky “nuk ka respektuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mediat e huaja raportojnë se Rubio dhe Waltz deklaruan se Zelensky duhej të largohej nga Shtëpia e Bardhë dhe të kthehej kur të ishte gati për paqe.
Takimi ditën e sotme mes Trump dhe Zelenskyt kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje që do t’i siguronte SHBA-së qasje në mineralet e rralla të Ukrainës, në këmbim të ndihmës ekonomike prej 500 miliardë dollarësh. Megjithatë, presidenti Zelensky refuzoi propozimin, duke deklaruar se “nuk mund ta shesë vendin e tij” dhe se ishte i gatshëm të punonte për një “dokument serioz” vetëm nëse SHBA do të jepte garanci sigurie.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë