Trump: Fonde për rajonet e policisë që reformohen, më shumë kontrolle për policët e rinj

17 Qershor 2020 | 10:10

Presidenti amerikan, Donald Trump, është akuzuar se me retorikën e tij i ka nxitur edhe më shumë protestat kundër dhunës së policisë dhe barazisë racore.

Teksa protestuesit përplaseshin me policinë, pas vdekjes së George Floyd gjatë një arrestimi të dhunshëm, Trump u bëri thirrje forcave të rendit që të ndalonin plaçkitjet e dyqaneve, që ndodhnin gjatë protestave, dhe të kërkonin ndihmën e ushtrisë.

Pas kritikave, Trump ka miratuar një ligj të ri që premton reforma të radhëve të policisë.

Kur bëri paraqitjen e ligjit, Trump e nisi fjalimin duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të dhunës policore. Ai premtoi drejtësi dhe i garantoi se vdekja e tyre nuk do të shkojë kot.

Megjithatë, Trump nuk vonoi të përsërisë thirrjet për të forcuar rendin ligjor duke shtuar se ndëshkimet ndaj plaçkitësve duhet të ashpërsohen.

Reforma e re do të bëjë që policia ta kontrollojë më me kujdes të shkuarën dhe gjendjen psikologjike të personave që punëson në polici.

Propozimi i Trump ofron edhe fonde shtesë për rajonet e policisë që do të ndalojnë kapjen e të dyshuarve duke u bllokuar frymëmarrjen në qafë, siç ndodhi me Floyd, përveç rasteve kur jeta e policit është në rrezik, si dhe për rajone policie që marrin certifikime të pavarura nga palë të treta në lidhje me proceset e trajnimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026