Pas publikimit të rastit në Euronews Albania, banesë e re për familjen me 10 persona

4 Gusht 2023 | 11:28

Në muajin dhjetor Euronews Albania transmetoi gjendjen e vështirë ekonomike dhe skamjen që përjetonte familja Neziri në Panarit të Korçës.

Pas lajmit të transmetuar, prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole u angazhua për të përmirësuar kushtet e jetesës së 7 fëmijëve, çiftit Neziri dhe të ëmës së kryefamiljarit, të moshuarës 80 vjeçare Hakire Neziri.

Fondacioni “Hope for Albania” dhe Larti SHPK kanë kontribuar në ndërtimin e një shtëpie të re, ndërtesë e cila është në përfundim të punimeve.

Prefekti i qarkut Korçë shprehet se indicien e mori nga kronika e transmetuar në Euronews Albania ndërkohë që është lumturi të shohësh se kjo familje do të ketë një strehë të denjë mbi krye.

Kronika e Euronews Albania në muajin dhjetor 2022:

Profesor Spartak Laze tregon se gjendja e kësaj familje ishte si poemat e Migjenit, ku rrezikonte dhe jetën e 10 anëtarëve të familjes ndërkohë që sot situata është tejet ndryshe.

Punimet pritet të përfundojnë në muajin shtator ndërkohë që ndihma materiale ka patur herë pas here nga donatorë të ndryshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026