Pas tre humbjeve radhazi, Skënderbeu rikthehet tek fitorja
Korçarët kanë mundur në transfertë Erzenin, ekip që kishte performuar mirë deri në përballjen me juglindorët. Kanë qenë Liço me penallti e në pjesën pjesën e dytë Shaqe që kanë shënuar për Skënderbeun, gola këta qe i kane dhënë siguri fitores së skuadrës Ivan Gvozdenoviç.
Në fund të lojës ka ardhur dhe goli i vetëm i shijakasve, gol që ka ardhur nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këto tre pikë të fituara Skënderbeu është ngjitur në kuotën e 9 pikëve, pas tre fitoreve e tashmë ndodhet edhe njëherë në vendet e para të renditjes së kategorisë superiore.
Duhet thënë se krejt ndryshe nga dy ndeshjet e fundit të humbura me Teutën e Kukesin në takimin me Erzenin skuadra ka qenë në ritmin e duhur, ndoshta dhe prej faktit se Gvozdenoviç ka rikthyer në fushë nga minuta e parë lojtarët që fituan dy ndeshje radhazi me Egnatian e Dinamon.
Ndeshja e radhës është ajo e shtëpisë përballë Partizanit që luhet në fundjavë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta