Pashkë në një familje korçare, gatimet tradicionale dhe urimet nën trishtimin e pandemisë

2 Maj 2021 | 18:13

Kur thua pashkë, mendja të shkon menjëherë tek vezët e ngjyrosura, e më pas te tavolina që shtrohet për të kremtuar këtë festë. E ku më mirë se në një familje tradicionale korçare mund të festohet ngjallja e Krishtit, në qytetin ku Pashkët Ortodokse festohen masivisht.

Euronews Albania ka vizituar familjen Donaçi, një familje e thjeshtë korçare.

Brunilda, zonja e shtëpisë tregon se cilat janë disa nga gatimet tradicionale të kësaj feste.

“Tani jemi duke gatuar supë me të brendshmet e qengjit, e cila është karakteristike për këtë ditë të shënuar, krahas verës së kuqe, krahas mishit të pjekur po ashtu edhe me sallatat e stinës,” – u shpreh ajo.

Për këtë familje Pashka simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen.

“Në këtë ditë, në ditën e Pashkës, gjithë besimtarët ortodoksë e festojnë me madhështi sepse simbolizon ngjalljen e Zotit, pra jeta triumfon përmbi vdekjen,” – tha Brunilda.

“Ka dy vite që kjo festë po festohet në kushte jo optimale. Njerëzit janë të trishtuar për arsye sepse pandemia ka plagosur mbarë globin, kështu që edhe kjo festë është transformuar. Nuk po bëhet lirshëm, populli nuk po shkon në kishë siç duhet, ne e kemi traditë që në 12 të natës të shkojmë, marrim dritën e Zotit, thyejmë vezët, përshëndetemi me njeri tjetrin e më pas shkojmë në shtëpi,” – shtoi ajo.

Këtë vit, ashtu si vitin e kaluar disa nga ceremonitë dhe traditat kishtare nuk u zhvilluan, për shkak të rregullave të pandemisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026