Paskal Milo: Berisha është “kafshë politike”, e ka të vështirë të tërhiqet
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo thotë se nuk beson se Sali Berisha do të tërhiqet nga politika, pavarësisht vendimit të DASH, i cili e shpalli atë person të padëshirueshëm në SHBA.
“Të gjithë e njohim z.Berisha, përdoret shpesh një term që është “kafshë politike”, që e ka dëshmuar dhe duke e njohur nga jashtë karakterin e tij ai do ta ketë shumë të vështirë që të tërhiqet. Z.Berisha për moshën që ka mund tërhiqej morlaisht, mund të shkruante kujtime edhe pse ka deklaruar se nuk do të shkruajë kujtime dhe unë e kam dëgjuar vetë, por do të duhej të ri-përshtatej në kushtet në të cilat është, por unë jam skeptik se do ta bëjë një veprim të tillë”, tha ai.
Duke folur në “Ilva Now”, z. Milo u shpreh se Berisha “politikën dhe jetën aktive e ka si ajri” dhe në këtë pikëpamje shton ai, tërheqja e tij nga skena politike shqiptare duket e parealizueshme.
“Ai siç ju thashë, politikën, mikrofonin dhe jetën aktive e ka si ajri. Me PD do ketë një distancim formal, do ketë edhe institucional dhe nuk besoj se z. Berisha do të zgjidhet anëtar i kryesisë. E vë në dyshim nëse ai do të gjejë forcë morale për t’u tërhequr edhe si deputet, sepse kjo sipas tij do të ishte shenjë dobësie”, theksoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen