Paskal Milo për Janullatos: Personalitet që forcoi Ortodoksinë në Shqipëri dhe botë!
Humbja e jetës së kryepeshkopit Anastas Janullatos ka bërë që shumë njerëz, personalitete të reagojnë duke shprehur keqardhjen e tyre për humbjen e një figure dimensionale si Janullatos.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ishte historiani Paskal Milo i cili shprehet se personaliteti dhe përkushtimi i tij ka bërë që të ketë një dimension të tillë.
“Dimensioni i tij është kaq i madh si personalitet në fushat respektive ku ai ka dhënë kontributet e veta, saqë është e vështirë të thuhet me pak fjalë kontributet e tij. Është një figurë dimensionale. Është perosnaliteti më i madh që i ka ardhur komuniteteve fetare në Shqipëri për gjatë gjithë historisë së shteti të pavarur shqiptar.
Dimensioni i tij është i tillë për shkak të kulturës dhe përkushtimit dhe jetëgjatësisë së tij në krye të komuniteti Ortodoks shqiptar. E vlerësoj për thellësinë e mendimit filozofik që ai kishte dhe prodhimtarinë që kishte në fushën e interpretimit teologjik”, tha historiani.
Ndër të tjera, ai shton se personaliteti i Janullatos kishte një peshë jo vetëm në vendin tonë por dhe më tej, ndërkombëtarisht.
“Kryepeshkopi u vlerësua për nga pjesmarrja aktive që bënte në aktivitetet e ortodoksisë por dhe nga pesha dhe roli që ai kishte jo vetëm në Shqipëri, por edhe në planin ndërkombëtar.
Një personalitet i tillë me përmasa ndërkombëtare, ishte nder i madh që ishte kryepshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, tha Paskal Milo.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij