Pasojat e COVID-19, rritet numri i vdekjeve të përgjithshme në nivel global

22 Qershor 2020 | 07:32

Sipas një studimi të zhvilluar nga BBC, gjatë muajve të pandemisë është shënuar një rritje konsiderueshme e vdekjeve nga shkaqe të ndryshme.

Sipas të dhënave, paraprake nga 27 vende, të paktën 130.000 persona në të gjithë botën e kanë humbur jetën gjatë muajve të fundit, mesatare kjo shumë më e lartë se e viteve të mëparshme.

Numri i vdekjeve mbi mesataren sugjeron se ndikimi i pandemisë i tejkalon shifrat zyrtare të raportuara nga qeveritë.

Sipas ekspertëve, disa mund të jenë viktima të paregjistruara nga COVID-19, por të tjerët mund të jenë rezultat i vështirësive të shkaktuara nga mbingarkimi i sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe një sërë faktorësh të tjerë.

Krahasimi i drejtpërdrejtë i numrit të vdekjeve midis vendeve të ndryshme është i vështirë dhe saktësia e të dhënave në lidhje me COVID-19 varet nga studimet dhe testimet që zhvillojnë qeveritë përkatëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026