Pasojat e krizës politike franceze e gjermane, si do ndikojnë në ekonominë evropiane

5 Dhjetor 2024 | 15:22

Një vakum politik në Francë dhe Gjermani, dy lojtarët më të mëdhenj dhe më influent të BE-së, ka gjasa t’i hapë telashe një ekonomie evropiane të sëmurë.

Të mërkurën, Parlamenti francez votoi mosbesimin ndaj kryeministrit, duke e bërë Barnier drejtuesin më jetëshkurtër të qeverisë në Republikën e Pestë.

Presidenti Macron tani do të jetë nën presion për të zgjedhur një zëvendësues dhe po përballet edhe me thirrjet për dorëheqje.

Debati politik që çoi në humnerë qeverinë e Barnier, buxheti për vitin 2025, sugjeron se tani vendi do ta ketë edhe më të vështirë të zgjidhë problemet ekonomike.

Me një deficit prej 6.2 për qind të GDP-së, Franca ka dizbalancën buxhetore më negative të Eurozonës.

Tani, kushdo që formon qeverinë e re do ta ketë të vështirë të çojë përpara propozimet për taksat dhe shpenzimet. Vendi nuk mund të mbajë zgjedhje të reja deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe asnjë nga tre blloqet në Asamblenë Kombëtare nuk mund të formojë një mazhorancë absolute.

Çka e bën më keq situatën është kriza në superfuqinë tjetër ekonomike të BE-së, Gjermaninë. Anëtari kryesor i bllokut pritet të ketë vitin e ardhshëm performancën më të keqe ekonomike, me një rritje prej 0.7 për qind të parashikuar nga Komisioni Evropian, pas tkurrjes gjatë 2024-s.

Por Berlini ka edhe telashe të tjera. Koalicioni qeverisës tripartiak ra në nëntor pas mosmarrëveshjeve mbi politikën fiskale mes kancelarit socialist Olaf Scholz dhe ministrit liberal të Financave, Christian Lindner.

Gjithashtu, vendi nuk i ka dërguar BE-së ndonjë plan për mënyrën e zgjidhjes së çështjes së deficitit në vitet e ardhshme, pavarësisht thirrjeve drejtuar Brukselit për rregulla më të rrepta fiskale.

Rrjedhimisht, tabloja e zymtë ekonomike e Evropës nuk ka gjasa të bëhet rozë. Krahas problemeve të sipërpërmendura është edhe përplasja me partnerin e madh tregtar Kinën, si dhe paralajmërimi i Donald Trump për vendosjen e tarifave prej 10 për qind për eksportet evropiane.

Pa harruar këtu kërcënimin që vjen nga Rusia dhe shkëputjen eventuale të Shteteve të Bashkuara nga NATO, që do ta detyrojnë Evropën të gërmojë thellë në xhepat e saj për të investuar në forcat e armatosura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026