Rrëzohet me vota në Parlament qeveria në Francë

4 Dhjetor 2024 | 20:42

Ligjvënësit francezë kanë votuar për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit, Michel Barnier, vetëm tri muaj pasi ai mori pushtetin.

Pas kalimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë është thelluar kriza politike në Francë.

Qeveria e kryeministrit Michel Barnier, është para që shkarkohet përmes mosbesimit në 60 vjetët e fundit.

Para votimit, në një intervistë televizive të martën, Barnier kishte deklaruar se ende besonte që Qeveria e tij mund t’i mbijetojë mosbesimit.

Por, partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar (RN), e bëri të qartë të mërkurën në mëngjes se do të votojë së bashku me partitë majtiste për ta rrëzuar Qeverinë.

Qeveria e Barnier u rrëzua me 331 vota që mbështesin mocionin e censurës ndërkohë që kërkohej një shumicë prej 288 votash.

73-vjeçari ka qëndruar vetëm 91 ditë në detyrë, ndërsa qeveria e tij, e përbërë nga ministra të qendrës dhe të djathtë, shërbeu vetëm 74 ditë.

Qeveria e Barnier, e para që u rrëzua nga një mocion censure në më shumë se 60 vjet – u bë objektivi i dy votave të veçanta të mosbesimit të hënën pasi përdori nenin 49.3 të kushtetutës për të anashkaluar një votë parlamentare dhe për të përshkuar sigurimet e saj shoqërore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork

Hebrenjtë ishin viktima të 55 për qind të të gjitha krimeve të konfirmuara të urrejtjes në New York City në gjysmën e parë të vitit...
07:34 | 03/07/2026

Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, tha sot se Finlanda, pas heqjes së ndalimit për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e...
07:33 | 03/07/2026

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026