Portugalia fiton superndeshjen, Kroacisë i anulohet një gol në fund

3 Korrik 2026 | 07:38

Njërën prej ndeshjeve më të mira në Botëror e kanë luajtur të premten në orët e mëngjesit Portugalia dhe Kroacia.

Në një të tetën e finales është kualifikuar Portugalia, falë golit në minutat shtesë.

Rezervisti Goncalo Ramos shënoi me goditje me kokë në minutën e 94-t për fitoren 2:1. Ai realizoi pas asistimit të Rafael Leaos.

Në fakt ndeshja po shkonte drejt barazimit kur portugezët shënuan golin e kualifikimit dhe të festës së madhe.

Kroacia realizoi në minutën e 103-të përmes Joshko Gvardiolit. Goli u pranua, por pas rishikimit të VAR-it u sinjalizua për pozitë jashtë loje, gjatë ndërtimit të aksionit. Kështu goli u anulua dhe rezultati mbeti 2:1 për Portugalinë.

Ivan Perishiç e kaloi në epërsi 1:0 Kroacinë në minutën e 53-të. Ai realizoi gol të bukur.

Një moment pakujdesie në mbrojtjen kroate kushtoi me penallti, pas rishikimit të VAR-it. Dhe nga pika e bardhë i pagabueshëm për 1:1 ishte Cristiano Ronaldo në minutën e 68-të. Për Ronaldon ishte goli i parë në fazën nokaut të Kampionateve Botërore.

Në minutën e 81-të Ronaldo u zëvendësua. Por zëvendësimet e bëra nga Portugalia dolën të qëlluara. Kjo përfaqësuese vazhdon rrugëtimin në Botëror, ndërsa Kroacia kthehet në shtëpi.

Pritet të jetë ndeshja e fundit në skenën e madhe për ikonën kroate, Luka Modriç. Kroatët luftuan deri në fund, ndërsa largohen të dëshpëruar nga Botërori. Por edhe të revoltuar nga vendimet e arbitrit. Dy vendime të VAR-it ishin fatale për Kroacinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në

Nga 26 futbollistët e përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës, 17 kanë lindur jashtë vendit. Pjesa tjetër është rritur në shtet gjatë periudhës së pasluftës dhe...
22:49 | 02/07/2026

Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!

Maradona ishte, është dhe gjithmonë do të jetë numri 10. Në vitin 2018, Diego guxoi të parashikonte se si do të ishte Kupa e Botës...
22:47 | 02/07/2026

‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?

Për dekada me radhë, Kepi i Gjelbër njihej kryesisht si një vend ishullor me ujëra të kristalta dhe plazhe me rërë të bardhë. Por ndeshjet...
22:37 | 02/07/2026