Pasojat e përmbytjeve në Vlorë, qytetarët apel Bashkisë: Dezinsektoni qytetin

25 Tetor 2024 | 16:58

Përmbytjet që goditën qytetin e Vlorës, përveç dëmeve materiale, kanë sjellë edhe pasoja të tjera shqetësuese për qytetarët. Një nga shqetësimet kryesore tani është rritja e numrit të mushkonjave.

Banorët vlonjat kërkojnë masa urgjente për dezinfektimin e qytetit, pasi vatrat e infeksioneve mund të përhapen dhe rrezikojnë shëndetin e tyre nga sëmundjet infektive.

“Shumë problem, ka shumë mushkonja, nukkanë hedhur asnjëherë ilaç këtu”, tha një qytetar.

“Shiko si më kanë pickuar mushkonjat mua, shiko. Nuk merret vesh vetëm nga nurmi i mushkonjave. Vjen pastrimi, merr një karroc atje edhe kërcet e ikën”, tha një tjetër qytetar.

Ndërsa rastet e infektimeve nga pickimi i mushkonjave nuk janë regjistruar në spitalin rajonal të Vlorës, qendrat shëndetësore po raportojnë me dhjetra raste, kryesisht fëmijë që kërkojnë trajtim.

Kjo situatë kërkon një reagim të shpejtë dhe efikas për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026