Pasqyrimi i vizitës së Dendias në mediat greke, Etmond Guri: Realiteti është gjë tjetër, media agresive
Në një intervistë për Euronews Albania, Etmond Guri, ish- kryetar i Shoqatës Shqiptare në Greqi tregoi se vizita e Ministrit Dendias në Shqipëri u pasqyrua fuqishëm në të gjitha mediat greke.
Sipas tij ky takim midis dy vendeve do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë te popujt si ai shqiptar dhe ai grek sepse lidhet me jetën e tyre të përditshme.
“Raportet midis popujve janë të shkëlqyera, kanë qenë, janë dhe jam i sigurt se do mbeten të shkëlqyera. Ka një përforcim të raporteve, ka një qasje shumë më të fortë, ka një dinamikë shumë pozitive, dinamikë të cilën shumë herë e nxijnë apo më keq e devijojnë nga një padrejtësi e pasqyruar në mediat greke”,- tha ai teksa sqaroi se kur bëhet fjalë për diskutime mes dy vendeve mediat greke janë shumë më agresive ndaj popullit shqiptar.
Sipas tij është e padiskutueshme që realiteti është gjë tjetër nga ajo çfarë kanë pasqyruar mediat.
Guri përmendi rastin e një shtetasi shqiptar të vrarë në Korfuz nga një eksponent i “Agimit të Artë” të cilin mediat nuk e përmendën fare duke dashur në këtë mënyrë të tregojë se si mediat greke çështjet ku janë të përfshirë shqiptarët i trajtojnë në mënyrë të padrejtë.
Ish- kryetari i Shoqatës Shqiptare në Greqi tregoi se edhe gjatë takimit të Ramës dhe Dendias media greke futi në lajmet e tyre elementë si situata me Turqinë ndërkohë që duhet të kishin trajtuar si progres dhe diçka shumë të mirë bisedimet mes Kryeministrit shqiptar dhe Ministrit të Jashtëm grek.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Dendias vizitoi Tiranën në 20 tetor. Diplomati grek e ka zhvilluar takimin e parë me ministrin e jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ndërsa më pas me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, si dhe kreun e Opozitës, Lulzim Basha.
Lexoni gjithashtu:
Vizita e ministrit të jashtëm grek Dendias në Tiranë shoqërohet me protesta nga çamët
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë