Pastroi 500 mln euro të grupeve kriminale, nis gjyqi në Holandë për Thanas Bakon

22 Gusht 2024 | 11:19

Ka nisur këtë të enjte në Holandë gjyqi për 53-vjeçarin nga Saranda, Thanas Bako, i cili u arrestua në 31 maj 2023 në Athinë, pas një operacioni të policise greke dhe Europol, si i dyshuar për lëvizjen dhe pastrimin në Holandë të rreth 500 milionë eurove të trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

I konsideruar nga Europoli si personi që pastronte paratë e grupeve kriminale, ai u arrestua pas një hetimi të FBI dhe zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin “ANOM”. Bako vepronte me porosi të trafikantëve në Dubai e Holandë për të transferuar miliona euro nga një vend në tjetrin.

Prokuroria e akuzon si menaxherin e një rrjeti korrierësh në Holandë, të cilët i drejtonte nga Athina.

Këta korrierë kamufloheshin si punëtorë të zakonshëm, bojaxhinj apo pastrues dritaresh, zakonisht me precedentë të pastër penalë për të mos u vënë re nga autoritetet. Ata përdorën furgonët e tyre për të transportuar miliona euro nga një vend në tjetrin.

Policia zbuloi si korrierët morën ose dërguan çanta të mbushura me para. Herë ishin disa mijëra euro, herë miliona. Sipas Prokurorisë Publike, nën drejtimin e Thanas Bakos janë mbledhur gjithsej mbi 246 milionë euro dhe janë paguar gati 248 milionë euro.

Banka nëntokësore e Thanas Bakos kishte dy “zyra’”. Këto ishin magazina në Ëateringen dhe Nieuë-Vennep ku paratë u numëruan dhe u fshehën.

Sipas Prokurorisë Publike, mesazhet e përgjuara tregojnë se Bako ka mbajtur shënim shumën e parave që kanë hyrë dhe kanë dalë.

Në pronësi të kësaj kompanie rezulton apartamenti luksoz i tij në Glifadha ku edhe ku arrestua si dhe disa apartamente të blera në Dafni dhe Ilioupoli. Përmes kësaj kompanie, ai rezulton se kryente pastrim të parave të karteleve të drogës, kryesisht nga Holanda e Belgjika.

Ai rezulton se u jepte udhëzime korrierëve se ku t’i merrnin e çonin paratë dhe duke përfshirë dhe konvertimin në kriptovaluta, kryente pastrimin e tyre dhe transferimin në shtete off shore dhe kryesisht në Dubai. Autoritetet holandeze kanë mbërritur deri tek emri i Bakos pas shkatërrimit të disa grupeve kriminale, nga komunikimet e të cilave përmes aplikacioneve të enkriptuara, kanë zbuluar një emër të koduar i cili më pas rezultoi të ishte pikërisht sarandjoti 52-vjeçar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026